Ndonjëherë shprehja drejtësia vonon por nuk harron, merr vlerë më shumë se kurrë. Një 41 vjeçar shqiptar i arrestuar në Itali në 2008-ën nën akuzën e trafikut të kokainës, ka fituar pafajësinë e tij pas 15 vitesh në burg. Në shtator të vitit 2008, shqiptari së bashku me 3 bashkëatdhetarë të tjerë u vunë nën hetim nga Guardia di Finanza pas dyshimeve se merreshin me trafikun e kokainës.