Një 14-vjeçar në Vlorë, është vënë në pranga nga uniformat blu për armëmbajtje. Drejtori i policisë së Vlorës Elidon Çela, ka deklaruar se ishte një foto në celularin e të miturit, që bëri të mundur gjetjen e një pistolete të fshehur në një motomjet pranë një banese, me rreth 130 copë fishekë luftarakë, të cilat i kishte fshehur 14-vjeçari.