Pavarësisht punës së pandërprerë të forcave operacionale në terren, situata e zjarreve vijon të jetë problematike në disa zona të vendit tonë. Zjarri në Malin e Tërbunit në Pukë, vijon të jetë problematik, ndërsa vijon puna pa u ndalur për shuarjen e tij. 50 efektivë të Forcave të Armatosura, 12 zjarrfikës, 8 punonjës të shërbimit pyjor dhe 20 vullnetarë po punojnë për mbajtjen në kontroll te situatës që të mos rrezikohet kurora e qytetit te Pukës.