Top News- 14 kontrolle në burgje, 19 transferime nga Durrësi pas festës me alkool e telefona
20/05/2026 16:08

Një video e publikuar nga brenda ambienteve të burgut të Durrësit, ka vënë në lëvizje Drejtorinë e Burgjeve, duke transferuar disa të burgosur. Mes personave të shfaqur në video, dyshohet se po festonte brenda qelisë edhe Lulzim Berisha, ndaj kreu i bandës së Durrësit është transferuar pak ditë më parë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Top News mëson se në total, pritet transferimi i 19 të burgosurve nga Durrësi në burgje të tjera të sigurisë më të lartë, persona të cilët janë shfaqur në videon që doli nga burgu. Ndërkohë, Durim Bami, nga paraburgimi i Fushë Krujës u transferua po në Peqin, pak javë pasi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kishte pranuar kërkesën e tij për t’u zhvendosur nga burgu 313 në Tiranë drejt atij të Fushë-Krujës. Pas ekstradimit në fund të muajit shkurt, Bami kishte kërkuar këtë ndryshim, duke argumentuar se në burgun 313 i rrezikohej jeta. Bami nxirret në oraret e ajrimit vetëm dhe i pashoqëruar nga të tjerët. Sipas një vëzhgimi të Top News, në vetëm 20 ditët e fundit, prej 1 majit, 14 kontrolle të befasishme janë ushtruar me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve Adriatik Kupi, ku janë gjetur disa aparate celulare dhe sende të tjera të paligjshme.

Top News – Ftesa e pestë për protestuesit. Edi Rama shtron sërish tryezën e dialogut
24/10 11:47
Top News – Arrestohet edukatorja në Korçë. Dyshohet se dhunoi 4 vjeçarin, u kap nga kamerat
24/10 11:11
Top News – Mbyti babanë me tel. Vajza akuzohet për vrasje, nëna e saj për fshehje krimi
24/10 11:10
Top Channel/ Protesta, demokratët e Shkodrës dhe 4 bashkive të tjera të veriut nisen drejt Tiranës
24/10 11:08
Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53