Fuqitë e mëdha si SHBA, Rusia dhe Kina po modernizojnë me shpejtësi dhe po rrisin arsenalet e tyre bërthamore – thonë kërkuesit e Institutit ndërkombëtar për kërkime për paqen, SIPRI, me seli në Stokholm. Edhe pse në total arsenali i armëve bërthamore është ulur vitin e shkuar, numri i armëve të dislokuara dhe operacionale është në rritje thotë instituti.