13 vite nga protesta e 21 janarit, ku humbën jetën 4 protestues, Alex Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrta, ende familjarët e viktimave vijojnë betejën me drejtësinë. Teksa hetimi i Prokurorisë çoi si të pandehur për vrasjet e protestuesve para kryeministrisë, ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendin dhe përgjegjësin e njësisë speciale, Agim Llupo, gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt ndodhën nga pakujdesia dhe dënoi në vitin 2013 Ndrea Prendin me 1 vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite, tashmë prej kohësh, të dy njerëz të lirë.