Gjashtë aksidente brenda pak orëve në rrugët e vendit kanë lënë të plagosur 13 persona, një prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Aksidenti i parë me 3 të plagosur u regjistrua në orët e para të mëngjesit në rrugën Gjirokastër Kakavijë. Fatmirësisht, të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.