Nga shpella e Tajlandës në shkëlqimin e Hollivudit. Historia e e 13 fëmijëve që mbetën të bllokuar në një shpellë së bashku me trajnerin e tyre, katër vite më parë, dhe u ndoq me ankth nga e gjithë bota, tashmë është në ekranin e madh të kinemasë. Premiera boërore e filmit “13 jetë” u mbajt Los Anxhelos, ku në tapetin e kuq parakaloi i gjithë kasti i aktorëve ndërkombëtarë. Për regjisorin e filmit Ron Hoëard, fitues i dy çmimeve Oskar, është shumë e rëndësishme që publiku të ndjejë dhe të kuptojë tmerrin e fëmijëve të përfshirë në historinë që mori vëmendjen e opinionit mbarëbotëror.