Parlamenti grek ka vendosur t’I heq mandatin 13 deputetëve të partisë në pushtet, Demokracia e Re, të cilët po hetohen lidhur me skandalin e subvencioneve bujqësore nga BE. Shumica dërmuese e parlamentit votoi pro heqjes së imunitetit, ndërsa vetë deputetët e akuzuar thanë se janë të pafajshëmdhe se do të përballen me drejtësinë për të pastruar emerat e tyre.