SPAK ka dhënë konkluzionet përfundimtare për një nga fraksionet e dosjes “Revanshi”, duke kërkuar në total mbi 127 vite burg për të pandehurit, nën akuzë për sigurim kushtesh për të kryer vrasje, teksa të gjithë do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar. Konkretisht, SPAK kërkon 15 vite burg Astrit Avdylin, që me gjykim të shkurtuar i konvertohet në 10 vite burg. Njësoj edhe për Emiljano Shullazin, i cili pas përfitimit të gjykimit të shkurtuar kërkohet të dënohet me 10 vite burg.