Forcat braziliane të sigurisë kanë arrestuar 1.200 persona për hyrjen e dhunshme të mbështetësve të ish-presidentit Jair Bolsonaro në Kongresin brazilian, Gjykatën e Lartë dhe pallatin presidencial. 70 persona, në mesin e tyre edhe të paktën 12 gazetarë janë lënduar në ngjarjet e dhunshme në kryeqytetin e Brazilit. Qindra demonstrues refuzojnë të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve dhe fitoren e rivalit të Bolsonaros, Inacio Lula Da Silva. Mbrëmjen e së dielës ata shkuan një hap më tej dhe u futën në objektet e autoriteteve federale duke shkaktuar dëme të mëdha material.