Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka zhvilluar një bisedë rreth dy orëshe me presidentin e Kinës, Xi Jinping mbi situatën në Ukrainë. Mediat raportojnë se presidenti kinez Xi ka thënë gjatë bisedës me Biden se “konfliktet dhe konfrontimet që po ndodhin në Ukrainë nuk janë në interesin e askujt”. “Kriza e Ukrainës është diçka që ne nuk duam ta shohim”, ka thënë Xi. Xi raportohet se ka thënë se Kina dhe SHBA-ja duhet që të zhvillojnë marrëdhënie bilaterale në mënyrë që të dyja palët të marrin përsipër përgjegjësinë për të ofruar paqe në botë.