Dëshmitarët e masakrës së Staradranit, kanë shprehur pakënaqësi për dhënien e dënimit me 12 vite burg ndaj Ekrem Bajroviç për krime lufte në Komunën e Istogut në gjatë viteve 98’99’. Dëshmitari kryesor, Naim Elshani është shprehur për KosovaPress se vendimi është qesharak, dhe se ende nuk mund të fle nga plagët që i kullojnë gjak dëshmitari tjetër, Ylber Lipa, u shpreh gjithashtu se është i pakënaqur me vendimin ndaj Bajramoviç. Bajroviç u shpall fajtor përsëri për kryerjen e krimeve të luftës kundër civilëve shqiptarë në Komunën e Istogut në fillim të vitit 1999.