Rusia ka përdorur raketa hipersonike gjatë luftës në Ukrainë, duke kërcënuar kështu popullin ukrainas me këto armatime të teknologjisë së fundit. Kjo është hera e parë që këto raketa të rrezikshme janë përdorur në luftë. Lajmi u konfirmua nga një zyrtar i lartë i Mbrojtjes i SHBA-së, për CNN të mërkurën. Zyrtari ngre alarmin se SHBA ka informacione zyrtare dhe se numri i armëve hipersonike që Rusia ka përdorur mund të arrijë në 12.