Mbi 600 mijë votues në të gjashtë qytetet gëzojnë të drejtën që me votën e tyre të zgjedhin se kush do të jetë kryetari i bashkisë së tyre për qytetet Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë. Një palë zgjedhje që vijnë pak më pak se 1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit, do të shërbejnë si një matës perfekt i besimit të qytetarëve tek maxhoranca socialiste, por nga ana tjetër mund të vendosin edhe për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj.