Policia e Shkodrës ka publikuar pamjet e momentit të shpëtimit të 3 turistëve nga Tirana që kishin mbetur të bllokuar në malin e fshatit Bogë prej më shumë se 12 orësh që prej ditës së djeshme. Misioni i kërkim-shpëtimit, gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, u krye nga Policia Alpine e Forcave Kombëtare të Sigurisë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe dhe me Emergjencat Civile, si dhe një grup vullnetarësh.