SPAK ka dhënë detaje nga aksioni i zhvilluar këtë të mërkurë ku u godit një grup I strukturar kriminal në fushën e trafikut të kokainës në sasi të mëdha .Hetimet nisën në vitin 2023 ndërsa në total u lëshuan 11 urdhër-arreste nga të cilat u eksekutuan vetëm tre. Mes emrave të shpallur në kërkim figuron edhe biznesmeni i ndërtimit Jetmir Pepa, i shpallur më herët në kërkim nga policia. Urdhër-arresti për Jetmir Pepën, i njohur si Mir Pepa nuk është ekzekutuar ende, pasi ai ndodhet jashtë vendit.