12 kandidatë janë certifikuar për zgjedhjet për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovë, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahen më 18 dhjetor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se në mbledhjen e mbajtur këtë të hënë, përveç certifikimit të kandidatëve dhe subjekteve politike ka emëruar edhe Komisionet Komunave të Zgjedhje. Sipas njoftimit në Lesapoviq janë certifikuar Albulena Behluli-Hetemi nga Partia Demokratike e Kosovës, Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleksandar Jabllanoviq nga Partia e Serbëve të Kosovës.