Ka mbërritur në portin e Shëngjinit Guardia Costiera, anija që do marrë dhe do të kthejë sërish në Itali 12 emigrantët që u akomoduan më parë në kampin e Gjadrit. Një ditë më parë Gjykata e Romës nuk e vlerësoi të ligjshëm vendosjen e emigrantëve brenda qendrës italiane në Gjadër në Shqipëri.