Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Sllovaki kremtoi në një aktivitet të madh diplomatik dhe kulturor, Festën Kombëtare, 113 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, në Sallën kryesore të Primat Palace në qendër të Bratislavës. Në aktivitet morën pjesë si përfaqësues i qeverisë sllovake Sekretari i Shtetit në Ministrinë për Investimet, Zhvillimin Rajonal dhe Informatizimin Radoslav Stefanek, Kryetari i Komisionit parlamentar për Çështjet Evropiane Jan Ferençak, deputetë të Parlamentit Sllovak, Ambasadorë, diplomatë, akademikë, përfaqësues të medias dhe institucioneve kulturore sllovake, si dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar me banim në Sllovaki dhe Austri.