11 janë vatrat e zjarrit të mbetura në vend, ndërsa 5 prej tyre vijojnë të jenë aktive. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, pesë vatrat aktive mbeten nën nën monitorim, ndërsa një tjetër është shuar. Në terren po vijojnë ndërhyrjet për izolimin dhe shuarjen e vatrave aktive. Në operacione janë angazhuar 65 forca dhe 2 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë vënë në dispozicion 20 efektivë dhe një helikopter.