Detaje të reja janë zbuluar lidhur me operacionin e SPAK të shtrirë në disa qytete të vendit kundër një grupi kriminal që trafikonte drogë. Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 11 urdhër-arreste për përfshirje në trafik droge si grup i strukturuar kriminal, ku mes tyre figuron edhe biznesmeni I ndërtimit Jetmir Pepa, i shpallur më herët në kërkim nga policia. Urdhër-arresti për Jetmir Pepën, i njohur si Mir Pepa nuk është ekzekutuar ende, pasi ai ndodhet jashtë vendit.