Autoritetet spanjolle njoftuan sekuestrimin e 11 tonëve fanela të falsifikuara të ekipeve të ndryshme të futbollit. Operacioni u ndërmor në Madrid. Sipas policisë spanjolle, autorët synonin shitjen e produkteve gjatë finales së Ligës së Kampionëve, që luhet mbrëmjen e së shtunës dhe gjatë kampionatit europian. Hetimi filloi në muajin prill, kur autoritetet spanjolle gjurmuan disa kamionë me produkte të importuara nga Kina.