Top News – 11 mijë kamera në stacionet e trenave / Gjermani, modernizohet teknologjia e sigurisë
31/12/2024 11:33

Në Gjermani të gjitha stacionet kryesore të trenave janë pajisur tani me teknologji moderne të kamerave vëzhguese për të rritur sigurinë. Hekurudha Gjermane, Deutsche Bahn, dhe Ministria Federale e Brendshme në Berlin, bënë të ditur, se është zbatuar një program i zhvilluar teknologjik për vëzhgimin përmes pamjeve video. Në rreth 750 stacione treni në Gjermani janë në funksionim gjithsej 11.000 kamera. Numri i tyre pothuajse është dyfishuar që nga viti 2012. Ky projekt u mbështet me 180 milionë euro nga qeveria federale. Sipas Deutsche Bahn, falë teknologjisë së re, policia federale tashmë ka trefishuar numrin e zbardhjes së krimeve në krahasim me vitin 2019. "Në këtë mënyrë, ne rrisim sigurinë e udhëtarëve dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike hekurudhore," tha Ministrja Federale e Brendshme, Nancy Faeser. Kamerat moderne, sipas drejtuesve të hekurudhës, mundësojnë një pamje të përgjithshme të stacioneve nga mbi 30,000 kënde të ndryshme. Ato po ashtu mbështesin policinë federale "në mënyrë efektive në luftimin e krimit". Policia Federale dhe Deutsche Bahn po testojnë së bashku efektivitetin e prezencës personale të forcave të sigurisë dhe teknologjisë e koncepteve të reja. Por problemi shumë më i madh për Hekurudhën Gjermane, Deutsche Bahn është infrastruktura e vjetëruar, shinat, teknologjia e sinjalizimit, urat dhe tunelet. Si rezultat, shumë trena në distanca të gjata në Gjermani tani arrijnë me vonesë në destinacionin e tyre. Për këtë arsye, qeveria është nën presion që të rrisë financimin për hekurudhat, por kjo nuk mund të pritet deri pas zgjedhjeve federale të shkurtit.

Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42