Autoritetet në Dibër njoftojnë se situata nga helmimi, i dyshuar prej ujit të pijshëm po shkon drejt normalizimit. Gjatë natës së të martës, deri mesditën e të mërkurës në urgjencën e spitalit Rajonal Dibër janë paraqitur rreth 15 raste ndërsa në pediatri rreth 10 raste me të njëjtat simptoma dhimbje barku dhe të vjella.