Për shkak të reshjeve të dendura dhe prurjeve të mëdha të lumit Vjosë, situata në zonat përreth vijon të mbetet problematike. Në orën 06:00 të mëngjesit, niveli i Vjosës arriti pikën më të lartë prej 8.30 metrash. Deri në orën 10:00, niveli ka nisur të bjerë gradualisht, duke u ulur me rreth 20 centimetra dhe duke shënuar 8.10 metra.