Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka uruar Shqipërinë me rastin e 109 vjetorit të Pavarësisë. Përmes një deklarate, në emër të SHBA, Blinken e quan Shqipërinë mik, partner dhe aleat të Amerikës. Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përgëzojmë popullin e Shqipërisë teksa festoni 109- vjetorin e Pavarësisë. Miqësia jonë e thellë dhe e qëndrueshme daton më shumë se një shekull nga koha kur Presidenti Ëoodroë Ëilson mbrojti prerazi pavarësinë e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris të vitit 1919.