Milote reja janë zbuluar nga atentati me breshëri plumbash në Milot, ku mbeti i vrarë 28-vjeçari Klisman Preçi dhe u plagos rëndë 46-vjeçari Ylli Brahimi, ky i fundit rezultonte të ishte mik i Brilant Martinajn, i cili u ekzekutua pak ditë më parë në masakrën e Fushë Krujës. Mësohet se grupi hetimor ka intensifikuar punën dhe hetimet, ku mësohet se janë shoqëruar deri më tani 12 persona, që dyshohet se kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.