Top News – 105 dekretet e Ilir Metës/ Ministrat dhe buxhetet që refuzoi presidenti
24/05/2021 13:29

Komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e presidentit të republikës, Ilir Meta, ka paraqitur një sërë pretendimesh për shkelje kushtetuese. Numri i lartë i dekreteve për kthim ligji për rishqyrtim në kuvend, është cilësuar nga firmëtarët socialistë, një shkelje kushtetuese, e cila ka ndikuar në shtyrjen në kohë të dekretimit të ministrave si dhe në mbarëvajtjen ekonomike të vendit. Dekreti për rikthim ligji për rishqyrtim është një kompetencë kushtetuese e presidentit, e cila e humbet fuqinë, kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në këto 30 vite demokraci Meta rezulton të jetë presidenti, i cili ka kapur rekord dekretesh, ende pa përfunduar mandatin e tij presidencial. Në këtë legjislaturë Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar në total 473 ligje. Nga këto, Ilir Meta, që nga moment kur ka marrë detyrën në 24 korrik të vitit 2017 e deri më sot, ka kthyer për rishqyrtim 105 ligje, pra pothuajse 22 për qind e ligjeve janë kthyer për rishqyrtim. Rast mosdekretimi ministri rezulton vetëm ai i Gent Cakaj, por edhe emri i Sandër Lleshajt solli mospëlqimin e presidentit në momentin kur u propozua. Mosdekretimi i Gent Cakajt, në postin e ministrit të Evropës dhe Punëve të Jashtme, ka bërë që Meta dhe Rama të ballafaqohet institucionalisht në dyert e gjykatës kushtetuese. Për këtë çështje përfaqësuesja ligjore e Këshillit të Ministrave ka sjellë në fokus nenin 98, i cili, sipas saj, nuk i jep asnjë atribut ndryshe Presidentit vecse të dekretoje propozimin e ardhur nga Kryeministri.

Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41