Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar 101 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me SHBA-në. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Begaj shkruan se sot shohim me krenari se si këto marrëdhënie janë gjithnjë e më të forta. Ndër të tjera ai i ka cilësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partnerin strategjik më të madh të Shqipërisë. “Në këtë 101 vjetor të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara, shohim me krenari se si këto marrëdhënie janë gjithnjë e më të forta!