Kryebashkiaku Veliaj nderoi me medaljen “Mirënjohja e Qytetit” Kryqin e Kuq Shqiptar në 100-vjetorin e themelimit të tij. Gjatë ceremonisë së posaçme, të zhvilluar në Bashkinë e Tiranës, Veliaj ka shprehur vlerësimin më të lartë për rrjetin më të madh të vullnetarëve në Shqipëri, si model solidariteti dhe humanizmi.