Si pjese e aktiviteteve pwr 100 vitet e Tiranws, sheshi “Skënderbej” u shndërrua në një muze të hapur, pjesë e nismës Muzeu i Lëvizshëm, i cili synon promovimin e turizmit, kulturës dhe traditave të qyteteve shqipfolëse, të bashkuara tanimë në Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon. Kjo nismë, e cila ka si qëllim promovimin e turizmit ndërqytetas, përfshin qytetet e Prizrenit, Gjakovës, Pejës, Prishtinës dhe Preshevës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili përshëndeti nismën, u shpreh se ky muze do të përçojë më të mirën e Tiranës për t’i ardhur në ndihmë edhe promovimit dhe zhvillimit të ekonomisë lokale. Ai tha se Muzeu Lëvizës është një derë e hapur në secilin prej qyteteve të përfshira në këtë nismë.