Top News – 100 milionë plumba, predha e raketa / Si anijet iraniane po ‘ushqejnë’ pushtimin rus
08/03/2023 17:22

Irani ka dërguar fshehtazi sasi të mëdha plumbash, raketash dhe predhash në Rusi, për luftën e saj në Ukrainë dhe planifikon të dërgojë akoma më shumë – thotë një burim për Sky Neës.Burimet pretendojnë se dy anije mallrash me flamur rus u nisën nga një port iranian në janar, dhe lundruan drejt Rusisë përmes detit kaspik, të ngarkuara me rreth 100 milionë plumba dhe rreth 300 mijë predha. Municione për raketalëshuesit, mortajat dhe mitralozët po ashtu përfshiheshin në ngarkesë. Burimet thanë se bëhet fjalë për dy anije mallrash të quajtura Musa Jalil dhe Begey ndërkohë që moska duket se ka paguar me para kesh për municionet. Nuk është e mundur që të verifikohet në mënyrë të pavarur vëllimi i ndihmës të supozuar ushtarake por një ekspert vlerëson se sasia duket shumë e madhe. Sipas Sky Neës, dyshohet se irani po dërgon municione në rusi për të ndihmuar në rimbushjen e depove të saj të zbrazura të armatimeve. Rezervat e rusisë po ezaurohen pas më shumë se një viti luftë. Ndihma në municione i shtohet kështu akuzave të mëparshme se Teherani i ka dhënë moskës qindra dronë kamikazë që kanë luajtur rol në përpjekjet e Moskës për të shkatërruar infrastrukturën ukrainase të energjisë. Rusia vazhdon ta përdorë Iranin si një bazë rezervë – thonë burimet e sigurisë duke përshkruar më pas lidhjet e ngushta ushtarake mes dy vendeve. Zyrtarët perëndimorë dhe ukrainas kanë paralajmëruar se Irani mund ta furnizojë moskën edhe me raketa balistike shumë më vdekjeprurëse, por nuk ka ende shenja se kjo po ndodh. Ndërkohë përvec mbështetjes nga irani, po rritet shqetësimi në kryeqytetet perëndimore edhe për mundësinë që Kina të nisë të furnizojë rusinë me armë, një lëvizje që shtetet e bashkuara kanë paralajmëruar se do të kishte pasoja të rënda për kremlinin. Vetë kina deri më tani ka mohuar gjithcka.

Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54