Top News – 100 milionë dollarë dhe diamant, e dashura e Jeffrey Epstein që do të trashëgojë pasurinë
28/07/2026 22:35

Karyna Shuliak, një dentiste 37-vjeçare me origjinë nga Bjellorusia, mund të jetë një nga përfitueset kryesore të pasurisë së financierit amerikan Jeffrey Epstein, i cili vdiq në burg në vitin 2019. Sipas The New York Times, Shuliak mund të trashëgojë deri në 100 milionë dollarë, si edhe një diamant të rrallë prej 33 karatësh. Raportohet se ajo dhe Epstein kanë qenë në një lidhje për rreth tetë vjet. Emri i saj është përmendur edhe në dokumentet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, ndërsa thuhet se ishte personi i fundit me të cilin Epstein foli në telefon përpara vdekjes së tij. Mediat amerikane shkruajnë se ata u njohën kur Shuliak ishte 21 vjeçe dhe sapo kishte mbërritur në Nju Jork. Epstein e konsideronte atë si “të preferuarën” e tij dhe, sipas raportimeve, e ndihmoi të regjistrohej në Shkollën e Stomatologjisë të Universitetit Columbia, si edhe të siguronte lejen e qëndrimit në SHBA. The New York Times raporton gjithashtu se Epstein i kishte sugjeruar Shuliakut se martesa me një nga viktimat e tij do të ishte mënyra më e shpejtë për të marrë kartën e gjelbër. Gjatë viteve, çifti udhëtoi në vende të ndryshme të botës, ndërsa ajo thuhet se dërgoi shuma të mëdha parash për familjen e saj në Bjellorusi. Me kalimin e kohës, Epstein i besoi administrimin e një pjese të aseteve të tij, duke nxitur spekulime se Shuliak mund të jetë një nga trashëgimtaret kryesore të pasurisë së tij, e vlerësuar në dhjetëra miliona dollarë. Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar se si do të ndahet trashëgimia.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55