Një trajler holandez FV Margiris, anija e dytë më e madhe në botë e peshkimit, ka hedhur më shumë se 100 mijë peshq të ngordhur në oqeanin atlantik, pranë francës. Ministri francez i deteve, Annick Girardin, i quajti imazhet e peshqve të ngordhur, që formonin një lloj tapeti pluskues mbi ujë, shokuese dhe ka kërkuar nga autoritetet nisjen e një hetimi.