Vrasja e Erion Çelës në zonën e Don Boskos në Tiranë vijon të jetë nën hetim, ndërsa autorët e ngjarjes ende nuk janë kapur nga policia. Kërkimet e policisë nuk kanë ndaluar asnjë moment, ndërsa janë përforcuar akoma më shumë këtë të enjte pas sekuestrimit të 100 kamerave të sigurisë në zonën e vendit të ngjarjes. Kjo lëvizje e policisë u bë me qëllim që të shihet me kujdes cdo lëvizje e autorëve si dhe për të zbardhur itinerarin e lëvizjes së automjetit para dhe pas krimit që tronditi kryeqytetin pasditen e 4 janarit.