Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale këtë të shtunë, u ndal te reforma e re territoriale, duke e cilësuar si antikushtetuese dhe jashtë të gjitha parimeve ndërkombëtare të qeverisjes vendore. ‘Organizata kriminale e parlamentit shqiptar votoi jashtë çdo kondicioni ligjor dhe kushtetues, jashtë të gjitha parimeve ndërkombëtare të qeverisjes vendore, asgjësimin e 15 bashkive të vendit. Harta e qeverisjes vendore që paraqiti PD me 100 njësi plus, ishte harta më e studiuar, harta që jepte vërtet përgjigje shpopullimit masiv që po ndodh në Shqipëri. Kjo hartë e tmerroi Edi Ramën dhe ai jo vetëm që nuk pranoi këtë hartë, por asgjësoi edhe 15 bashki të tjera.’