Në përvjetorin e 10-të të themelimit të “Fundjavë Ndryshe”, një iniciativë e lindur si nismë e thjeshtë vullnetare që u shndërrua në simbol të humanizmit dhe solidaritetit, u zhvillua këtë të premte ceremonia përkujtimore, e cila këtë vit përkon edhe me Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit – 5 Dhjetorin. Personalitete të ndryshme, drejtues të mediave, ambasadorë, deputeë, artisë por dhe vetë kryeministri Edi Rama u bën pjesë e këtij aktiviteti.