Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri zhvilloi takimin e 14-të në Tiranë, ku u trajtuan tema nga integrimi euroian, siguria rajonale e deri tek mbështetja ekonomike e BE ndaj Shqipërisë. Në fund të këtij takimi u miratua një raport në përbërje të të cilit janë 10 rekomandime. Gjatë deklaratës për mediet të kreut të grupit parlamentar socialist, njëherësh bashkë kryetar Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, Taulant Balla u shpreh se për rekomandimet pati një dakordësi të plotë.