Sulme të tjera me raketa kanë tronditur të premten centralin bërthamor të Zaporizhzhia, ndërkohë që Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për rrezikun e një katastrofe. Mediat raportojnë se të paktën 10 raketa ranë pranë zyrës dhe stacionit të zjarrfikësve në termocentralin bërthamor më të madh në Europë. Këshilli i Sigurimit mbajti një takim të jashtëzakonshëm të enjten mbi situatën e vështirë në që kontrollohet nga trupat ruse.