Top News/ 10 muaj luftë, 40 mijë viktima në Gaza / Bisedimet për armëpushim zgjaten, pak shpresa
16/08/2024 12:49

Negociatorët takohen sërish të premten në kryeqytetin e Katarit, Doha, në përpjekje për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza, ndërsa Izraeli vazhdon të godasë objektivat në enklavën palestineze. Zyrtarët shëndetësorë të Gazës raportuan të enjten se numri i të vdekurve atje kishte kaluar 40,000 njerëz pas më shumë se 10 muaj luftimesh. Ky raund negociatash nisi të enjten dhe bisedimet rifilluan të premten për të dytën ditë radhazi, thanë zyrtarët e Katarit dhe të SHBA-së. Një zyrtar amerikan i informuar mbi diskutimet në Doha, i cili nuk pranoi të identifikohej, i tha Reuters se bisedimet e së enjtes ishin "konstruktive". "Kjo është punë jetike. Pengesat e mbetura mund të kapërcehen dhe ne duhet ta mbyllim këtë proces," u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë zëdhënësi i sigurisë kombëtare të SHBA, John Kirby. Izraeli, ndërkohë, vazhdoi sulmin e tij në Gaza. Zyrtarët shëndetësorë të Gazës thanë se të paktën gjashtë palestinezë u vranë të enjten mbrëma në një sulm ajror izraelit në një shtëpi në Xhabalia në Rripin verior të Gazës. Trupat izraelite më herët goditën objektiva në qytetet jugore të Rafahut dhe Khan Younisit. Në një deklaratë të lëshuar vonë të enjten në Telegram, anëtari i Byrosë Politike të Hamasit, Hossam Badran tha se operacionet e vazhdueshme të Izraelit ishin një pengesë për përparimin e bisedimeve për një armëpushim. Zyrtarët e Hamasit nuk iu bashkuan bisedimeve të së enjtes. Badran tha se bisedimet duhet të shkojnë drejt zbatimit të një marrëveshjeje kuadër të pranuar më parë dhe të cojnë në një armëpushim të plotë, tërheqje të forcave izraelite, kthimin e palestinezëve të zhvendosur dhe një marrëveshje shkëmbimi pengjesh.

Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43