Lihet në fuqi vendimi për sekuestron e pronave të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij, teksa Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e paraqitur përmes avokatit dhe familjarëve të Martinajt. Pronat që llogariten me vlerë rreth 10 milionë euro u sekuestruan me kërkesë të SPAK. Familjarët e Martinajt iu drejtuan gjykatës me një rekurs ku kërkonin heqjen e sekuestros me pretendimin se pasuritë janë krijuar me burime të ligjshme.