Seanca plenare e parashikuar të mbahej këtë të hënë, ku priteshin të diskutoheshin hallet e qytetarëve të identifikuar nga deputetët sipas zonave ku janë zgjedhur, përfundoi në më pak se 10 minuta. Shkak për këtë u bë kaosi i krijuar nga deputetët mbështetës të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit. Pas përplasjes me gardën përpara dyerve të Kuvendit, u lejuan të futeshin vetëm për deputetët e opozitës të cilët nuk janë përjashtuar. Ndërkohë 19 depuetët e përjashtuar nuk u lejuan nga garda.