Top News – 10 milionë USD për kokën e tij…Kush është udhëheqësi militant sirian që rrëzoi Assadin
09/12/2024 12:17

Abu Muhammad al-Jolani për vite të tëra ishte një udhëheqës militant relativisht i panjohur në Siri. Por, 42-vjeçari u vu në qendër të vëmendjes pasi udhëhoqi një ofensivë të befasishme ushtarake, që rrëzoi nga pushteti presidentin e kamotshëm sirian, Bashar al-Assad. Si shenjë e ngritjes së tij të shpejtë, Jolani përdori emrin e tij të vërtetë – Ahmed al-Sharaa – në vend të pseudonimit të tij, ndërsa triumfalisht shpalli “marrjen e kontrollit të Damaskut”, në një fjalim të transmetuar në televizion, të dielën. Jolani, kreu i grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara, Hayat Tahrir al-Sham (HTS), ka kohë që ka tentuar që të ndryshojë imazhin e tij publik. Ai publikisht hoqi dorë nga lidhjet e tij me Al-Kaidan dhe ka tentuar të paraqitet si një udhëheqës pragmatist e tolerant. Tani, shkalla e këtij transformimi do të vihet në provë ndërsa Jolani, për kapjen e të cilit ka një shpërblim prej 10 milionë dollarësh, dhe HTS-ja përgatiten të luajnë një rol të madh në Siri, pas rrëzimit të Assadit. HTS-ja është një grup militant islamist që synon të krijojë një shtet në Siri të qeverisur nga ligji islamik. HTS-ja është aleat me disa grupe më të vogla militante islamiste, disa prej të cilave përbëhen nga luftëtarë të huaj nga Evropa dhe Azia Qendrore. Disa ekspertë i cilësojnë pjesëtarët e grupit si xhihadistë politikë. Por sipas tyre ata janë më pragmatikë. Jolani lindi në vitin 1982 në Arabinë Saudite nga prindër sirianë që shkuan atje nga Lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli. Vitet e para të aktiviteteve të tij militante janë të errëta. Mendohet se ai iu bashkua Al-Kaidas në Irak pas pushtimit amerikan në vitin 2003. Në vitin 2012, Jolani themeloi Jabhat al-Nusra, ose Frontin Nusra, degën siriane të Al-Kaidas. Me bazë në provincën veriperëndimore të Idlibit në Siri, grupi ndryshoi emrin disa herë dhe u distancua nga Al-Kaida. Në 2017, ai u bashkua me grupe të tjera opozitare për të formuar HTS-në. Jolani dikur mbante turban dhe mjekër të gjatë dhe vishte uniforma ushtarake. Por, hoqi dorë nga këto tipare dalluese prej një udhëheqësi militant, duke zgjedhur që të vishte xhaketa, të rruante mjekrën dhe të jepte intervista për mediat perëndimore. Pavarësisht ndryshimit të imazhit dhe përpjekjeve për t’u paraqitur si pragmatist dhe i moderuar, ka ende shqetësime për Jolanin dhe grupin e tij sa u përket shkeljeve të supozuara të të drejtave të njeriut dhe lidhjeve të tyre me grupet terroriste.

Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34
Top Channel/ Houthit godasin Izraelin nga Jemeni, rritet rreziku për hapjen e një fronti të ri
28/03 10:14
Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30
Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09