Top News – 10 milionë pasagjerë. TIA kap numrin rekord pa u mbyllur viti 2024
09/12/2024 18:17

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës tejkaloi këtë të hënë shifrën e 10 milionë pasagjerëve ende pa u mbyllur viti 2024, duke vendosur kështu një tjetër rekord historik. TIA është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga pandemia, me një rritje prej 225% krahasuar me vitin 2019. Për të shënuar këtë arritje të jashtëzakonshme, pasagjeri i 10 miliontë, i cili mbërriti në Shqipëri përmes linjës ajrore holandeze Transavia, u prit me një ceremoni të posaçme së bashku me pasagjerët e tjerë dhe ekuipazhin.

DIGITALB DIGITALB - OFERTA