Top News – 10 mijë trupa drejt Venezuelës / Trump në ofensivë, Maduro përgatit vendin për luftë
17/10/2025 15:03

Presidenti amerikan Donald Trump ka dislokuar 10,000 trupa amerikane, bombardues të aftë që të mbajnëarmë bërthamore dhe njësinë më elitare të operacioneve speciale të Amerikës, "Night Stalkers", në ujërat pranë Venezuelës. Karaibet tani po përgatiten për përballjen më shpërthyese në dekada, ndërsa presidenti i venezuelës Nicolás Maduro po e fut vendin në një gjendje lufte dhe zotohet të zmbrapsë çdo sulm amerikan. Në një përshkallëzim dramatik, tre bombardues B-52, të njëjtët bombardues të rëndë të përdorur në Irak dhe Siri, fluturuan për orë të tëra pranë brigjeve të Venezuelës këtë javë. Ndërkohë, helikopterë luftarakë nga Regjimenti i 160-të i Aviacionit të Operacioneve Speciale, i njohur si Night Stalkers, kryen fluturime në nivel të ulët vetëm 140 km larg nga territori i Venezuelës. Njësia e famshme, që mori pjesë në operacionin e vrasjes së Osama bin Ladenit, është e specializuar në misione nate, vepron me shpejtësi rrufeje dhe në lartësi të ulët dhe shpesh transporton në aksion Berretat e gjelbra, Navy SEAL-sat apo Forcat Delta. Marina Amerikane tani ka tetë anije luftarake dhe një nëndetëse bërthamore që patrullojnë në Karaibe. Pjesa më e madhe e forcës amerikane është vendosur në Porto Riko, me rreth 2,200 marinsa të stacionuar në anije sulmi amfibe. Pentagoni ka vendosur gjithashtu avionë luftarakë F-35B, aeroplanë spiunë P-8 Poseidon dhe dronë MQ-9 Reaper në rajon. Por disa ekspertë paralajmërojnë se mbrojtja ajrore e venezuelës, me sistemet ruse S-300 dhe raketat SA-24, përbën rrezik serioz për helikopterët amerikanë që do të tentonin të hynin në hapësirën ajrore të Venezuelës. Dislokimi ushtarak, më i madhi në Karaibe që nga vitet 1980, vjen pas të paktën gjashtë sulmeve vdekjeprurëse mbi anije pranë bregdetit të Venezuelës, të cilat Uashingtoni pretendon se transportonin drogë.

Top News – Pse u hoq nafta për fermerët! Rama: Skemën e ndryshuam pas konsultimeve
05/04 16:17
Top News – Mashtrimi me vizat shqiptare. MEPJ: Faqe e rreme online, kujdes kur aplikoni
05/04 16:04
Top Channel/ Ja si u festuan Pashkët në qytetet tona, qindra qytetarë në kishat e Shqipërisë
05/04 15:19
Top Channel/ Besimtarët katolikë festojnë Pashkën, ngjarja më e rëndësishme e kalendarit fetar
05/04 15:07
Top Channel/ Aksident ne Lezhe-Milot, ‘Audi’ përplaset me një fuoristrade, një i lënduar
05/04 14:57
Top News – Domatja, mall luksi. Në Dubai kushtojnë më pak se në Tiranë
05/04 14:43
Top Channel/ Kishte dy javë që kishte blerë motorin, vdes në një aksident 35-vjeçari në Krutje
05/04 13:07
Top Channel/Katolikët kremtojnë Pashkën, besimtarët festojnë një nga ngjarjet më të rëndësishme
05/04 12:25
Top Channel/Urimi i imzot Arjan Dodajt! Besimtarët ndoqën meshën në Katedralen “Shën Pali” në Tiranë
05/04 12:23
Top Channel/ Historia e At Fran Përlalës, 57-vjeçarit që studion për inxhinieri Agro-Mjedisi
05/04 12:22
Top Channel/ Gjirokastër, tkurret blegtoria, bie numri i bagëtive, fermerët: Janë rritur kostot
05/04 12:16
Top Channel/ I dënuari me 20 vite kapet në Spanjë, Adrian Ogiçi shpallet fajtor për rrëmbim
05/04 12:12
Top Channel/ Rama: Ulëm akcizën, mos abuzoni. Kryeministri: 1 miliardë euro më shumë në buxhet
05/04 12:10
Top News – ‘Ecim me punët dhe negociatat’. Rama flet për buxhetin: Të ardhura rekord
05/04 11:42
Top Channel/ Besimtarët katolikë në Durrës kremtojnë Pashkët në një atmosferë feste
05/04 11:19
Top Channel/ Arkitektja që ka studiuar Astrologji në Londër e ftuar në Flasim, Rama:Si mund…
05/04 11:08
Top Channel/ ‘Që ta kontrollosh duhet të kesh frena’, Rama në Flasim për Inteligjencën artificiale
05/04 11:08
Top Channel/ “Miratohet skema për fermerët” Rama në Flasim:Risi nxitja e praktikave të qëndrueshme
05/04 11:07
Top News – Pashka katolike. Besimtarët kremtojnë ringjalljen e Krishtit
05/04 11:03
Top Channel/ ‘Keta tepelenasit nuk kanë emocione shpirtërore’, Rama e mbyll me batuta Flasim
05/04 10:58