SPAK ka urdhëruar arrestimin e 25 personave në vendin tonë, nga të cilët 18 shqiptarë dhe 7 të huaj, të akuzuar për grup të strukturuar kriminal dhe kontrabandë të personave nga Lindja e Mesme. Ky urdhër vjen pas një operacioni ndërkombëtar të shtrirë në tre shtete, Shqipëri, Itali dhe Greqi, i cili goditi në total katër grupe kriminale dhe 47 trafikantë.