Pas operacionit të SPAK, kryedemokrati Sali Berisha ka rikthyer denoncimet për shefen e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Sipas tij, Hyseni pasi u emërua në krye të SHISH, e nisi detyrën me një vizitë në Beograd, në një periudhë veçanërisht të ndjeshme në marrëdhëniet Kosovë-Serbi. ‘Burime shumë të besueshme informojnë se sapo mori detyrën, Vlora Hyseni e shkarkuar nga qeveria e Kosovës sepse plaçkiti të dhënat e shërbimit dhe i dërgoi në adresë të armiqve të Kosovës, emërohet drejtoreshë dhe vizitën e parë, sipas burimeve direkt të kryeministrisë, e bëri në Beograd ku qëndroi mbi 10 ditë.’