Top News – 1 vit nga izolimi i parë…Britania e Madhe shënon përvjetorin me reflektim
23/03/2021 15:44

Britania e madhe të martën shënoi përvjetorin e parë të izolimit të saj të parë për shkak të koronavirusit, me një minutë heshtje në nder të më shumë se 126 mijë personave që humbën jetën, një nga bilancet më të rënda në botë. Dita kombëtare e reflektimit, shënohet edhe me një minutë heshtje në parlament, e ndjekur nga kambanat e kishës që do të bien në nder të viktimave dhe punonjësve të vijës së parë të frontit. Në mbrëmje, publiku ndërkohë do të dalë në portat e shtëpive, me drita e qirinj në duar. Kryeministri Boris Johnson, urdhëroi izolimin më 23 mars të vitit të kaluar, duke mbyllur shkollat, dyqanet dhe shërbimet e duke ndaluar edhe tubimet e më shumë se dy personave. Fillimisht, izolimi duhej të zgjaste tre javë. Një vit më vonë, Britania është në fazën e saj të tretë të kufizimeve, por gradualisht po i zbut ato falë fushatës masive të vaksinimit. Sidoqoftë, Johnson paralajmëroi se një valë e tretë që tani ka përfshirë Evropën do të jetë e pamundur të mos arrijë brigjet e vendit ndërkohë që ai ka kërkuar reflektim për humbjet e vitit të kaluar. Edhe princi Charles, në emër të familjes mbretërore, ka ndërhyrë në këtë përvjetor. “Cilido qoftë besimi apo filozofia jonë, le të marrim një çast, së bashku, për të kujtuar ato jetë që janë humbur dhe të pranojmë dhimbjen e pamatë të ndarjes me ta”, u shpreh Charles. Kjo është konsideruar një ditë reflektimi në Britaninë e Madhe, në një kohë kur qeveria e Johnson po i reziston thirrjeve për të nisur një hetim publik për të zbuluar përse Britania u godit aq rëndë nga pandemia në fillimet e saj.

Top Channel/ Ashpërsohen luftimet SHBA-Iran, Teherani kërcënon anijet me naftë
02/03 23:22
Top Channel/ Rritet çmimi i naftës dhe gazit, ndikon pasiguria në Hormuz
02/03 23:04
Top News- Vrau të riun pas sherrit banal/ Merr fund arratia, arrestohet në vendlindje 40-vjeçari
02/03 23:00
Top Channel/ Lojë spiunësh në Greqi, arrestohet gjeorgjiani i rekrutuar në ushtri
02/03 22:30
Top News- Bishat amerikane B-1 ngrihet në fluturim, godasin më fortë Iranin
02/03 21:22
Top News- “Kallashnikovi i Iranit”, arma sekrete iraniane që po përdoret kundër SHBA e aleatëve
02/03 20:33
Top Channel/ Izraeli bën gati trupat tokësore, IFD sulmon edhe në Liban dhe Bejrut
02/03 20:09
Top Channel/ Trump: Vala më e madhe e sulmeve do vijë së shpejti! Po e shkatërrojmë Iranin
02/03 19:59
Top Channel/ Raketa balistike godet Iranin, TCH sjell pamjet nga vendngjarja
02/03 17:08
Top Channel/ Raketa iraniane godet qytetin Be’re sheva, gazetari i TCH: Paralajmërohen banorët të…
02/03 17:07
Top Channel/ Si e gjurmoi CIA dhe Izraeli lidershipin iranian: I pritën të mblidheshin në një vend!
02/03 16:50
Top Channel/ Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër!
02/03 15:13
Top Channel/ Nga SHBA në Pakistan, protesta kundër vrasjes së Khameneit: 25 të vdekur!
02/03 15:05
Top Channel/ Gërmadha dhe pallate të dëmtuara, çfarë mbeti pas sulmit iranian në Tel Aviv
02/03 13:31
Top Channel/ Ndërtesa e dëmtuar rëndë nga sulmet iraniane, nis pastrimi i gërmadhave në Tel Aviv
02/03 13:01
Top Channel/ Irani sulmon një qendër rekrutimi në Tel Aviv, pamje nga ndërtesa e dëmtuar
02/03 13:00
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, Izraeli mbrohet nga sulmet e Hezbollah në veri të vendit
02/03 12:41
Top Channel/ Lufta me Iranin, Trump paralajmëron amerikanët: “Do i shkojmë deri në fund
02/03 12:40
Top Channel/ Irani trondit bursat, rritet cmimi i naftes
02/03 12:33
Top Channel/ Iran, regjimi i paprekur nga vdekja e Khameneit? BBC: Pasardhësin e zgjedhin besnikët!
02/03 12:16
DIGITALB DIGITALB