Në Ditën Botërore të Fëmijëve, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me partnerë kombëtarë e ndërkombëtarë lançoi Agjendën Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2027–2030, me synimin për të forcuar sistemin e mbrojtjes dhe fuqizmin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Me sloganin ‘Fëmijë të sigurt, të mbrojtur, të dëgjuar’, kjo agjendë synon pjesëmarrjen aktive të fëmijëve, duke forcuar gjithashtu edukimin socio-shëndetësor dhe promovimin e një jetese të shëndetshme.